Salah dërgohet në Spanjë për t’u shëruar

Mohamed Salah do të marrë trajtim mjekësor në Spanjë pas dëmtimit të shpatullës së tij të majtë gjatë finales së Ligës së Kampionëve mes Liverpoolit dhe Real Madridit, njofton Federata e Futbollit të Egjiptit.

Salah do të udhëtoj sonte në Spanjë së bashku me stafin mjekësor të Liverpoolit për të vazhduar trajtimin mjekësor, shkruan GazetaBlic

Salah do të bëjë të pamundurën për t’u rikuperuar para fillimit të Kupës së Botës (14 qershor).

Presidenti i Federatës së Futbollit egjiptian, Hani Abu Reda tha se Salah po trajtohet nga stafi mjekësor i ekipit kombëtar dhe stafi mjekësor i Liverpoolit.

Abu Reda do të udhëtojë në Spanjë të mërkurën bashkë me doktorin e ekipit kombëtar, Mohamed Abu Leila, për t’u takuar me Salahun dhe ekipin mjekësor të Liverpoolit.

Federata shpreson se ylli i tyre do të jetë gati për ndeshjen e parë të Egjiptit në Kupën e Botës ndaj Uruguajit me 15 qershor.

Lini Një Koment