Sami Lushtaku sfidon edhe Kadri Veselin: S’mund ta lëkundë vendimin

Se angazhimin e tyre për t’u kthyer në parti nuk e mori parasysh kryetari i degës së PDK-së, Sami Lushtaku, kjo gjë u pa disa herë, mirëpo Haxhiu dhe të tjerët nuk u ndalën me kaq. 

Përkundër peticionit që Lushtaku nuk ua mori parasysh, tashmë ish-nënkryetari i degës së PDK-së në Skenderaj, Bekim Haxhiu dhe 7 ish-anëtarë të tjerë të kësaj partie u janë drejtuar kryetarit të partisë, Kadri Veseli.

Sido qoftë, Lushtaku do t’i shkojë në fund fjalës së dhënë ku ditë më parë i tha lajmi.net se është “burrë i fjalës”, dhe këtë vendim nuk do t’ia kthen prapa askush.

Lajmi.net ka kontaktuar edhe sot me Lushtakun ku tha se vendimin e marr për Haxhiun dhe të tjerët nuk do të mund t’ia lëkundë as kryetari i PDK-së, Kadri Veseli.

“Jo jo, unë e kam thënë edhe më herët vendimet e mija nuk kthehen mbrapshtë. Tash, vendimet e mija nuk i kthen kurrkush mbrapshtë, po mendoj jo të mijat janë të kryesisë së partisë”, ka thënë Lushtaku në lidhje me kërkesën e grupit të përjashtuar ndaj Veselit.

Ai ka thënë se i respekton “të përjashtuarit” dhe kontributin e tyre, por partia ka rregulla që ata nuk i kanë zbatuar.

 

Lini Një Koment