Sami Lushtaku tregon se sa ushtarë ishin në Zonën e Drenicës

Ish-komandnati i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Sami Lushtaku, ka bërë të ditur se Zona e Operative e Drenicës në kohën e luftës kishte rreth 5 mijë pjesëtarë të ushtrisë.
Lushtaku, beson se në listën e publikuar me veteran të rrejshëm, ka edhe prej atyre që kanë marrë pjesë në luftë, fakt ky për të cilin ai shprehu keqardhje në emisionin “Imazh” të RTK-së.

“Ka plotë që s’janë veteranë në këto lista që u publikuan, por ka pasur edhe prej atyre që janë veteran dhe kur e kanë parë vetën në ato lista më të vërtetë janë shokuar”, tha Lushtaku.

Ndonëse nuk ishte i gatshëm të saktësonte numrin e pjesëmarrësve në luftë në Zonën e Drenicës, Lushtaku thotë se kanë qenë më pak se sa figurojnë në listat e kategorisë së veteranëve.

“E di që me një intervistë time pak para përfundimit të luftës kam deklaruar se diku rreth 5 mijë ushtarë kanë qenë”, tha ai.

Në një aktakuzë të publikuar në media, dyshohet se janë rreth 20 mijë persona që kanë manipuluar me listat e veteranëve.

Pjesë e të akuzuarve sipas aktakuzës që ka lënë gati ish-prokurori, është edhe Nuredin Lushtaku, i cili për një kohë e kishte zëvendësuar si komandant Sami Lushtakun në Zonën e Drenicës.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme