Samir Tahiri, ja ajo që nuk e dini për politikanin më të komentuar në Shqipëri!

Saimir Tahiri është shndërruar në një prej politikanëve më të komentuar në Shqipëri. 39 vjecari është me prejardhje nga Tepelena. Është diplomuar për Jurisprudencë në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë. Mbas kësaj përfundoi studimet Master për të Drejtë Publike pranë Departamentit të së Drejtës Publike në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë. Vazhdon studimet për mbrojtjen e Gradës Doktor Shkencash, në fushën e së Drejtës Parlamentare në Shqipëri.

Tahiri ishte bashkëpunëtori më I afërt i kryeministrit Edi Rama, deri në momentin kur prokuroria nisi procedimin penal ndaj tij mbi akzat: “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim, në formë të posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë’’,

Kryeministri Rama fillimisht u përpoq ta mbronte ministrin e tij. Mirëpo, pas presionit publik dhe dëmtimit të reputacionit, u dorëzua. Si rezultat, Saimir Tahiri u largua nga PS, Nga një prej njerëzve më të afërt të kryeministrit Rama, sot mbi supet e tij rëndon akuza për përfshirje në tregun ndërkombëtarë të drogës, njofton  Sakte.net

Image result for saimir tahiri edi rama

Biografia dhe karriera e Saimir Tahirit

Në vitin 2009, zgjidhet përfaqësues në Parlament i Partisë Socialiste për Qarkun Tiranë, në Legjislaturën XVIII të tij. Gjatë kësaj legjislature ka mbajtur funksionin e Nënkryetarit të Grupit Parlamentar. Që prej vitit 2011, Saimir Tahiri zgjidhet dhe ushtron detyrën e Kryetarit të Partisë Socialiste për Tiranën. Gjatë periudhës 2009 – 2013 ka qenë Anëtar i Komisionit Parlamentar për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut.

Që prej vitit 2008 mban titullin Avokat. Në vitet 2006 – 2008 ka qenë pedagog i jashtëm pranë Fakultetit të Drejtësisë dhe në disa institucione arsimore të larta.

Saimir Tahiri në vitin 2013 u emërua ministër i Brendshëm i Shqipërisë në qeverinë Rama-Meta.

Saimir, a të kujtohet?

VIDEO+/ Ky komandant policie e pret "përmallshëm" Saimir Tahirin! Ja pse…Sakte.net

Opublikowany przez Sakte.net Piątek, 17 listopada 2017

Sipas Prokuroris së krimeve të rënda, thuhet se procedimi penal ndaj Saimir Tahirit, nisi mbi bazën e informacioneve të bëra publike, ndërsa akuzat ndaj tij janë dy:

  1. “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim, në formë të posaçme të grupit të strukturuar kriminal
  2. “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë’’,

Sipas organit të akuzës, pjesë e këtij grupi të strukturuar kriminal janë shtetasit Moisi Habilaj, Florian Habilaj, Artan Habilaj, Armand Kocerri etj.

Prokuroria thotë se procedimet penale të nisura më parë ndaj këtyre shtetasve, i ka bashkuar në një dosje të vetme, ku është i përfshirë edhe ish-ministri, Saimir Tahiri./Sakte.net

 

 

Lini Një Koment