Samsung Galaxy Note10 do ta ketë edhe versionin 5G

Samsungu kohët e fundit e ka publikuar kodin burimor të kernelit për familjen e telefonave S10, që punon falë çipsetit të kompanisë Exynos. Duke e eksploruar kodin e sipërpërmendur, anëtarët e ekipit XDA Developers kanë gjetur diçka interesante – përmendjen e versionit 5G të Galaxy Note10, raporton GSMArena.

Kjo sigurisht nuk është për t’u habitur, duke pasur parasysh se së shpejti tashmë do të arrijë S10 5G, ndërsa tani e kemi një lloj konfirmimi që Samsungu e planifikon të njëjtën edhe për Galaxy Note10.

Natyrisht, duhet të theksohet se ky është vetëm një supozim sepse Samsungu ende nuk ka njoftuar asgjë zyrtarisht. Disa muaj më parë u paraqit lajmi se emri i koduar për Galaxy Note10 është “davinci”. Kodi burimor i zbuluar për S10 e përmend “davinci5G” dhe në këtë bazohet supozimi se Note10 do ta ketë versionin 5G.

Kur bëhet fjalë për Galaxy Note10, tani për tani e dimë vetëm se ai do ta ketë një ekran 6.66 inçësh dhe katër kamera në anën e pasme. Më shumë informata me siguri do të jenë në dispozicion më vonë gjatë vitit, derisa i afrohemi lansimit të telefonit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme