Samsung të ardhura rekorde gjatë tremujorit të tretë

Samsung ka publikuar zyrtarisht të ardhurat për tremujorin e tretë të këtij viti.

Kjo kompani ka regjistruar të ardhura prej 13 miliardë dollarë gjatë këtyre tre muajve, transmeton koha.net.

Kjo shifër është rritje masive prej 179 për qind nga viti në vit dhe një rekord për këtë kompani, i krijuar kryesisht nga kërkesa e lartë e pajisjeve të tyre mobile si dhe kartelat për memorie të serverëve.

Të ardhurat e raportuara nga Samsung janë 55.48 miliardë dollarë që është një rritje e madhe nga 42.75 miliardë dollarë.

Edhe profiti neto është rritur në mënyrë drastike, 89 për qind, nga 4.05 miliardë dollarë në qershor-shtator në 2016 në 10 miliardë dollarë në qershor-shtator të këtij viti.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme