Sarri i mbetet besnik Napolit

Trajneri i Napolit, Maurizio Sarri, raportohet se do të refuzojë negociatat me Chelsean për të zgjatur qëndrimin te klubi i Serisë A.

59-vjeçari është përmendur si zëvendësues potencial i Antonio Contes pasi udhëhoqi Napolin drejt pozitës së dytë në Itali.

Megjithatë, sipas “Goal”, Sarri pritet të qëndrojë te Napoli pas bisedimeve me presidentin e klubit, Aurelio De Laurentiis.

Lini Një Koment