Schalke në çerekfinale të Kupës

Schalke ka arritur të kualifikohet në çerekfinale të Kupës së Gjermanisë, pasi eliminoi sot Sandhausenin.

Mysafirët e përmbyllën çështjen e fituesit qysh në pjesën e parë, pasi krijuan një epërsi prej 0-3, transmeton Koha.net.

Së pari shënoi Schopf në mminutën e 38, kurse epërsinë e dyfishoi Caligiuri.

Për 0-3 u përkujdes Naldo, i cili shënoi në minutën e 45+1.

Wooten ngushtoi epërsinë në 1-3, kur po zhvillohej minuta e 64. Kurse pas gjashtë minutave Konoplyanka shënoi për rezultatin përfundimtar të takimit 1 me 4.