Së bashku kanë 45 gola: Muriqi dhe Rashica në formë të jashtëzakonshme në vitin 2019

Vedat Muriqi dhe Milot Rashica janë dy futbollistët më në formë nga Përfaqësuesja e Kosova gjatë vitit 2019.


Së fundmi, Milot Rashica shkëlqeu duke shënuar dy gola ndaj Wolfsburgut dhe ndihmoi skuadrën e Werder Bremenit që t’i kthehet fitoreve në Bundesligë, pas tetë ndeshjeve pa fitore.

Pas rikthimit nga lëndimi, Vedat Muriqi zhvilloi sonte ndeshjen e parë si titullar i Fenerbahces ndaj Istanbulsporit në Kupën e Turqisë.

Ai arriti që të dhuroi një asistim dhe të shënoi një gol, duke arritur kështu në kuotën e 24 golave gjatë vitit 2019 në të gjitha garat, përfshirë edhe ndeshjet me Kosovën

Ndërkaq, Milot Rashica deri më tani gjatë këtij viti ka shënuar 21 gola në të gjitha garat, përfshirë edhe ndeshjet me Kosovën dhe së bashku me Muriqin arrin shifrën e 45 golave.

View image on Twitter

Lini Një Koment