Së paku 13 të vdekur në Francë

Një zjarr në një bar në veri të Francës, qyteti Rouen, gjatë një ndeje ka lënën së paku 13 persona të vdekur dhe gjashtë të lënduar, të gjithë mes 18 dhe 25 vjeç.

Bar “Cuba Libre” është kapluar nga flakët në bodrum rreth mesnatës, për të kaluar zjarri në pjesën e lartë, tha ministri i Brendshëm Bernard Cazeneuve, transmeton Koha.net.

Sipas raporteve të para, shkaktar i zjarrin dyshohet të jenë qirinjtë e tortës, ndërsa është përjashtuar mundësia e lidhjes me terrorizëm. KOHA.net

Lini Një Koment

Shiko t'gjithë komentet

Veq Lexuesit e regjistruar mund të komentojnë