Sejdiu: Këto janë 5 politikat që mund të rregullojnë ajrin e ndotur në Prishtinë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Sejdiu është shprehur në lidhje me zgjidhjen e ndotjes së ajrit në Prishtinë. Ai ka propozuar 5 politika që mund të zgjidhte këtë problem që kohët e fundit ka marrë vëmendjen e Kuvendit të Kosovës, shkruan Periskopi.

“Për të zgjidhë këtë çështje duhet të ecim së bashku me qeverinë. Koogjenerimi me avull ka qenë më e favorshme për heqjen e mazutit. Kapacitetet ekszistuese mund të shtohen sa i përket koogjenerimit,” tha ai.

Këto janë pesë politikat konkrete që qeveria duhet t’i ndjekë këto pesë politika: 1. Sipas një studimi që është bërë, me 24 milion euro mund të shohet kapaciteti i koogjenerimit, duke bërë kështu lidhjen me 180 000 konsumatorë, pra dyfishi i aktuales, 2. Në komunat tjera duhet të shiqohen me urgjencë që të subvencionohen ngrohjet që nuk shkaktojnë ndotje, 3. Bashkëpunimi me ndërkombëtarët, ndihmë direkte nga donatorët. Më konkretisht secili prej 28 shteteve evropiane t’ia dhurojë nga dy autobusë Kosovës, 4. Të përdoret energjia e ripërtëritshme, gjegjësisht të ftohen investitorët e kësaj fushe. Në Kosovë ka lokalcione që mund të ndihmohet energjia elektrike nga era. 250 mv energji që prodhohet nga era. 5. Komunat duhet të subvencionojnë elektrofiltat që pastrojnë ajrin”.

Lini Një Koment