Sejdiu: Puçistët nuk sulmuan vetëm Turqinë, por edhe NATON

Drejtori i Departamentit të Drejtësisë në Lëvizjen BESA, juristi Blerim Sejdiu, është ndalur në një detaj që nuk është përfolur shumë në opinion sa i përket ngjarjeve të fundit në Turqi.
Në një analizë të shkurtër në rrjetin e tij social, Sejdiu ka shkruar se derisa Turqia është vend anëtar i NATO-s, rrjedhimisht është sulmuar edhe vetë NATO nga puçistët. Ai ka ironizuar se ata që përpiqen ta mbrojnë grusht shtetin në emër të demokracisë dhe stabilitetin, janë jo të logjikshëm me argumentet e tyre.

Postimi i plotë
Pasi ende është aktuale, më intereson edhe diçka në lidhje me ngjatjet e fundit në Turqi
Gjeneralët (ushtarakët) puçistë, njëherit janë edhe gjeneral të NATO-s, pasi që Turqia është anëtare e NATO-s!
Këta gjeneralë, që në momentin e ndërmarrjes së aksionit të organizimit të puçit me tanket e ushtrisë (NATO-s) me të cilët tanke dhe helikopterë kanë vrarë afër 300 civilë, k’ta pra, e kanë tradhtuar edhe NATO-n, pasi që përveç se kanë qenë ushtarë të Turqisë ata njëkohësisht kanë qenë edhe ushtarë të NATO-s.
Dhe si rjedhojë, po këta puçist i bie që kanë kryer sulme ndaj ushtarëve, gjeneralëve dhe institucioneve të NATO-s në Turqi. Ata kur kanë rrëmbyer anije luftake dhe helikopterë, i bie që kanë rrëmbyer “pronën” e NATO-s.
Dhe më vjen habi kur disa “analistë” nga Maqedonia dhe më gjërë në emër të demokracisë dhe në emër të stabilitetit, për një moment dalin në mbrojtje të atyre që sulmojnë ushtarët e NATO-s, institucionet e NATO-s, institucionet shtetërore etj./Sakte.net

Lini Një Koment

Shiko t'gjithë komentet

Veq Lexuesit e regjistruar mund të komentojnë