Sekretari amerikan i mbrojtjes arriti në Shkup

Sekretari i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara të Amerikës James Mattis ka arritur paraditen e sotme në Shkup, për t’u dhënë përkrahje autoriteteve vendore për realizimin e sukseshsëm të referendumit për marrëveshjen me Greqinë për emrin.

Në kuadër të vizitës së tij në Maqedoni, zyrtari i lartë i Shteteve të Bashkuara do të takohet me kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev si dhe me ministren e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska.

Vizita e Sekretarit Mattis vlerësohet si një nga vizitat më të rëndësishme të personaliteteve ndërkombëtare, në mbështetje të referendumit të 30 shtatorit për ndryshimin e emrit të shtetit dhe, njëherësh, zhbllokimin e procesit të integrimit euro-atlantik.

Mattis ka paralajmëruar se do ta vizitojë Maqedoninë për të shprehur mbështetje të qartë për referendumin duke shprehur shqetësimin e tij “se Rusia mund të tentojë të ndërhyjë në këtë proces”.

 

Lini Një Koment