Sekretari i presidentit serb: Bisedimet nuk do sjellin asgjë të re

Sekretari i Presidentit serb, Nikola Selakoviq ka folur rreth idesë së korrigjimit të kufijve në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi.
Selakoviq duke i vlerësuar bisedimet si të vështira, tha se nuk pret asgjë të re nga këto bisedime, përcjell lajmi.net.

Ai theksoi se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq po lufton për të gjetur një zgjidhje për mbrojtjen e interesave të serbëve në Kosovë.

Sekretari përmendi edhe takimin e Vuçiq me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, i planifikuar për javën e ardhshme, ku tha se është takim i një rëndësie të jashtëzakonshme.

Ai shtoi se pret që Putin ta vizitojë Serbinë brenda këtij viti.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme