SEKRETI I NJË MARTESE TË LUMTUR? LIDHET ME DIFERENCËN E GJATËSISË MES ÇIFTIT

Sa më i madh të jetë dallimi i gjatësisë në mes të një çifti të martuar, aq më e lumtur do të jetë gruaja, sipas një studimi të ri nga hulumtuesit në Universitetin Konkuk në Seul, Kore e Jugut.

Duke analizuar të dhënat nga 7.850 gra nga një sondazh i popullsisë, studiuesit gjetën se një ndryshim i madh në gjatësinë në një çift është e lidhur pozitivisht me lumturinë e gruas – edhe pse kjo marrëdhënie dobësohet gradualisht me kalimin e kohës dhe priret për t’u zhdukur tërësisht pas 18 vitesh martesë.

A janë femrat më të tërhequra nga meshkujt e gjatë?

Sipas studiuesve edhe pse ka qenë e njohur se gratë preferojnë burrat e gjatë në çiftëzime për arsye evolucionare, asnjë studim nuk kishte hetuar më herët nëse një burrë shtatlartë e bën gruan e tij të lumtur.
Ata thonë se ka disa arsye pse gratë janë të lumtura me një burrë shtatlartë.

Një ndër to është fakti se gratë që kanë burra shtatlartë priren të jenë më pjellore. Ato janë të lumtura kur kuptojnë se preferohen nga mashkulli i tyre.The Telegraph

Lini Një Koment

Shiko t'gjithë komentet

Veq Lexuesit e regjistruar mund të komentojnë