Sela: Ali Ahmeti është investim jokombëtar! A ka ndërruar mendje pas një muaji?

Me qëllim të unifikimit të faktorit shqiptar dhe mbrojtjes së interesave kombëtare, është paralajmërua një takim i thirrur nga kryetari i BDI – së, Ali Ahmeti. Mbetet të shihet se si partitë shqiptare do t’i përgjigjen kësaj thirrje e cila nga skeptikët konsiderohet si shans i Ali Ahmetit për ta rikuperuar përgjysmimin e partisë së tij, si dhe mbulesë e mirë për veprimet e dëmshme, veçanërisht ndaj shqiptarëve, të cilat i realizoi qeverisja VMRO – DPME dhe BDI.
Risjellim një shkrim autorial të datës 29 nëntor, 2016, më pak se dy javë para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Mqedoni, kur lideri në dorëheqje i LR – PDSH’së, Ziadin Sela e konsideronte Ali Ahmetin “investim jokombëtar”.
Shkrimi i plotë 

Lëvizja për Reforma PDSH (LR-PDSH), ka dërguar një shkrim autorial të kryetarit Ziadin Sela, në lidhje me situatën aktuale të politikës në Maqedoni.

Është koha e ndryshimit! E them këtë pikërisht kështu, pasi nuk dyshoj që në 11 dhjetor do të jetë koha e ndryshimit, jo vetëm për politikën, por për popullin tonë shqiptar në përgjithësi.

Ali Ahmeti është investim jokombëtar! I duhet një goditje nga populli, dhe nuk kam asnjë pikë dyshimi që këtë goditje ai do të marrë domosdoshmërisht, pasi kjo goditje me votë të lirë kundër politikave të tij do ta rikthente, jo vetëm besimin te qytetarët, por dhe shpresën për të pasur një jetë krejt më NDRYSHE, se këto dekadat e fundit interesi dhe afirmimi i çështjes kombëtare u kthye në një degradim të pakuptimtë politik.

Ja sesi mund ta përkujtojmë mandatin politik të Ali Ahmetit, përgjatë qëverisjes së tij në këto kohra të vështira për popullin.

– Enciklopedia maqedonase ishte një meritë që u realizua në mandatij e tij në pushtet bashkërisht me partnerin e tij Nikolla Gruevski. Në enciklopedi u paraqitën shqiptarët ardhacak dhe popull i pa edukuar, ndërsa z. Ahmeti bashkë vendosën tashmë për zgjedhjet e ardhshme!

– Rrahja e nxënësve shqiptarë nëpër autobuset urban të qytetit të Shkupit, ku përsëri viktimë e këtij sistemi u ndodhën shqiptarët, por jo dhe klika e tij në pushtet.

– Dështimi i pafundshëm i zyrtarëzimit të gjuhës shqipe pothuaj prej 13 vjet qeverisjeje, është një porosi për popullin që tashmë ai nuk ka fuqi politike për ta kthyer zyrtarizimin e gjuhës shqipe si mundësi të domosdoshme politike.

– Montimi i rasteve politike, përfshirë këtu “Lagjen e Trimave”, “Monstra”, “Sopoti” janë vetëm disa arsye se përse politika e Ali Ahmetit duhet të largohet përfundimisht me votën e lirë, e ta kthejmë besimin te çdo shtëpi te çdo familje shqiptare.

– Emigrimi masiv i të rinjve shqiptarë nga vendi drejt botës perëndimore për të kërkuar shpresë dhe mirëqenie ekonomike dhe sociale. Pushteti i tij përmes partnerit të tij të koalicionit arriti ta kthejë në realitet këtë emigrim masiv të të rinjve të largohen nga vendlindja!

– Varfëria është një ndër shkaqet më kryesore që populli shqiptar është prekur si asnjëherë më parë, pasi këta politike të mbrapshta e kthyen përmbys ekonominë e vendit dhe varfëria u bë goditje e pambrojtur për të gjithë shqoërinë tonë.

– Integrimet Evro-atlantike ngecën totalisht, edhe pse sot po tentojnë sërish ta mashtrojnë popullin se gjoja integrimet ne mandatin e ardhshëm të tij do të realizohet. Duhet ta dimë se çdo mandat i dhënë për të është një humbje, një zhgenjim dhe një kthim drejt gjunjëzimit!

Të gjitha këto argumente politike sot janë përditshmëria jonë politike që e jetojmë me më të keqen tonë të mundshme. Përfudnimisht, falë këtyre politikave duhet ta kuptojmë se Ali Ahmeti dhe BDI është investim jokombëtar, dhe një kthim drejt izolimit të përgjithshëm’, thotë Sela. 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme