Sela: ASH shumë shpejt subjekt i parë politik te shqiptarët e Maqedonisë!

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela mbrëmë ishte i ftuar në emisionin 200 në Alsat. Pas nismës që ndërmorrën për shqiptarët “Don’t call me 20%”, Sela shprehet se shpejt Aleanca do bëhet subjekt i parë politik për shqiptarët.

“ASH për momentin është subjekti i dytë te shqiptarët po së shpejti do të bëhet subjekt i parë dhe se gjithë procesin deri tani e kam udhëhequr duke menduar për një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë të cilëve për momentin nuk i kanë të mirat që duhet ti kenë”, deklaroi Sela.

Lini Një Koment