Sellma ‘trondit’ shqiptarët, lë një koment në Instagram vajzës së kriminelit serb, Arkan

Grimerja e njohur kosovare, Sellma Kasumoviq, ka komplementuar vajzën e Zhelko Razhnatoviq (Arkanit) i njohur ndryshe si “Kasapi i Ballkanit”.

“Lepotica!”, që në shqip do të thotë ‘bukuroshe’, është fjala që Sellma i ka lënë koment në rrjetin social Instagram vajzës së kriminelit serb, Arkanit.

Të menjëhershme kanë qenë reagimet nga shqiptaret.

“Cikes se Arkanit, kriminelit me te madh ne Ballkan, qe ka vra e pre kah e ka kthy kryte gra e femije ne Kosove, ka dhunu gra e cika, e me pas pase ymer e me zgjate lufta, dyshoj qe nuk e kish bo prape, grimerja nga Kosova, e cila eshte pasuru me paret e familjareve te viktimave te Arkanit, i shkruan cikes se Arkanit ne instagram! Une s’di mo…”. shkruan një qytetareve.

Shikojeni komentin:

Lini Një Koment