Semedo mbetet te Barcelona

Mbrojtësi i krahut të djathtë, portugezi Nelson Semedo, do të jetë pjesë e Barcelonës edhe edicionin e ardhshëm.

Gazeta spanjolle “AS” ka shkruar të enjten se Barcelona ka vendosur ta mbajë portugezin, pasi ka refuzuar ofertat deri në 50 milionë euro për kartonin e tij.

Semedo do të mbetet te Barcelona me kërkesën e trajnerit Ernesto Valverde, i cili e sheh portugezin si pjesë të planit të tij për edicionin 2019/20.

Semedo edicionin e shkuar realizoi një gol dhe bëri tri asistime në 46 paraqitje për Barcelonën.

Ai te ekipi spanjoll u transferua para dy vjetësh nga Benfica për 35.5 milionë euro. 25-vjeçari që ka nëntë paraqitje me Portugalinë ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2022.

Lini Një Koment