Serbia “dekodon provokimin e radhës” të Edi Ramës me kryqin në kravatë!

Kryeministri, Edi Rama sa herë viziton Serbinë bën nga një “provokim” për Beogradin. Të paktën ky është përfundimi i mediave serbe, që edhe këtë herë e kanë gjetur me “qiri” provokimin që kishte rezervuar Kryeministri i Shqipërisë.

Gazeta online “Alo”, shkruan se gjatë debatit për marrëdhënien Serbi-Shqipëri, Rama kishte zgjedhur një kravatë me emblemë të një kryqi në rreth.

Sipas tyre një zgjedhje e tillë nuk është e rastësishme, por një provokim i hapur, shkruan Panorama.