Serbia e mbështet shqiptarinë pa kufij, por me Beogradin kryeqytet të saj!

Nga Kim Mehmeti

 

Që nga Mbreti Zog e këtej, thuajse të gjithë burrështetasit shqiptarë, nuk kanë arritur asgjë më shumë se të bëhen o shërbëtorë të Athinës, o të Beogradit. Mbase pse shumica e tyre  kanë ardhur në pushtet si të pëlqyerit e këtyre dy qendrave dhe pse, sa herë që u është rrezikuar froni i sunduesit, ata i janë përkulur flamurit serb apo atij grek. Pra shkaku se kanë sunduar nën flamurin kuq e zi, por jo rrallëherë, për të mbetur në pushtet, i janë gjunjëzuar atij serb, apo grek.

 

Nga ky këndvështrim duhet vlerësuar dhe shpjeguar edhe angazhimin e Piktorit të ‘Rilindjes’ për ta realizuar idenë serbe për ‘Shengenin Ballkanik’. Ide e huazuar nga e Titoja për ‘Federatën Ballkanike’, e që të dyja së bashku, janë emërtime të koduara për realizimin e  ‘Serbosllavisë’.

 

Ne shqiptarët qe kemi jetuar ne ish Jugosllavi, i njohim mire projektet e dala nga ‘atelietë’ e Akademisë Serbe, e të cilat e mbështetin edhe shqiptarinë pa kufij, por vetën si pjesë të ‘Serbosllavisë, dhe vetëm nëse shqiptaria e pranon Beogradin si kryeqytet të fatit të vet kolektiv. Gjë të cilën siç duket Piktori i ‘Rilindjes’ e ka pranuar në emër të të gjithë shqiptarëve?!

 

 

Kuptohet, duhet të jesh krye idiot që të të pengojë bashkëpunimi rajonal mes popujve dhe shteteve të Ballkanit, përfshi edhe atë shqiptaro –serb. Duhet të jesh edhe mosbesues i sëmurë që të dyshosh në çdo gjë që vjen nga qendrat e shteteve fqinje.

 

Por, gjithashtu, duhet të jesh pervers i përmasave të Piktorit të ‘Rilindjes’, që bashkëpunimin shqiptaro-serb ta realizosh me ‘vuçiqat” e dalë nga kapota e Millosheviqit, me ata që ‘Kasapin e Ballkanit’ nuk e mallkojnë pse i përgjaku këto hapësira, por pse i humbi betejat, pse nuk e realizoi projektin e ‘Serbisë së Madhe’ dhe pse nuk i shfarosi shqiptarët e këtushëm dhe myslimanët e Bosnjës.

 

Pra duhet të jesh i pa pjekuri kombëtarisht dhe i pandjeshëm ndaj fatit të popullit tendë, që mos të të pengojë trau kufitarë në Morinë, Bllacë. Moriçan…, pra te mos të të pengojnë tratë e vendkalimeve kufitari që ndajnë shqiptarët nga shqiptarët, ku pritet me orë të tëra, e të duash ta fshish kufirin mes shqiptarisë e Serbisë?l

 

Duhet pra të kesh probleme të mëdha me vetveten që të mos merresh me ‘Shengenin Brendashqiptarë’, por me shlyerjen e kufijve shqiptaro-serb. Me çka popullit tendë do ia përcjellësh porosinë se bashkimin i tij kombëtarë kalon nëpërmjet Beogradit dhe se ai bashkim është i pamundur pa  mbështetjen e Serbisë!?

 

Dhe përpos pervers duhet të jesh edhe injorant politik që të mos e kesh kuptuar se Serbia e sotme e ka në duar stabilitetin e pesë shteteve të Ballkanit: atë të Bosnjën, nëpërmjet ‘Republika Serpska’, atë të Kosovës nëpërmjet ‘Zajednicës’, atë të Malit të Zi nëpërmjet serbëve të atjeshëm dhe atë të Maqedonisë, që ishte dhe mbeti filiali politikë i Beogradit! Pra të mos e kuptosh se për ta realizuar ‘Ballkanin e Bashkuar’ me kryeqytet Beogradin, Serbisë së sotme i mungon vetëm Shqipëria.

 

Por sidoqoftë, autori i këtij teksti ka një porosi: mos u merrni me këtë ide, sepse edhe Piktori i ‘Rilindjes’ atë e vlerëson vetëm nëpërmjet numrit të emisioneve debative që ajo do i nxit në Tiranë. Si dhe nëpërmjet intervistave të tij të dhëna nëpër televizionet serbe, ku atë do e shpërfaqin si politikan mendjehapur. Me çka do mundohet ta mbulojë projektin e vetëm që është duke e realizuar: kriminalizimin e shoqërive shqiptare!

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme