Serbia lobon kundër pranimit të Kosovës në Interpol, i dërgon letër sekretarit e presidentit

Ministri i Brendshëm serb, Nebojsha Stefanovic po vazhdon të loboj kundër anëtarësimit të Kosovës në Interpol.

Ai ka dërguar letër sekretarit të përgjithshëm të Interpolit, Jirgen Stok dhe Presidentit duke i kërkuar që kjo organizatë të mos e pranojë riaplikimin e Kosovës për anëtarësim.

Stefanovic po e konsideron shkelje të të drejtës ndërkombëtare riaplikimin e Kosovës në Interpol, pasi sipas tyre, shumë shtete kanë tërhequr njohjet.

“”Shqyrtimi i kërkesës për anëtarësim të të ashtuquajturës Kosovë do të çonte në politizimin e Interpolit në aktivitete të natyrës politike, por edhe në instrumentalizimin e saj për qëllime politike”, ka thënë ai.

Ai u ka dërguar letër edhe të gjithë anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv që të votohet kundër kërkesës së Kosovës për anëtarësim në këtë organizatë.

Lini Një Koment