Serbia në BE më 2019, por së pari duhet të t’i normalizojë raportet me Kosovën

Strategjia e zgjerimit e quajtur “Perspektivat e besueshme të zgjerimit për Ballkanin Perëndimor” do të prezantohen më 6 shkurt në seancën plenare të Parlamentit Evropian në Strasburg. Njoftimi është publikuar në portalin Ballkani Perëndimor i Evropës (European Western Balkans).

Këtë Strategji do ta prezantojë para deputetëve të Parlamentit Evropian komisari për Politika të Fqinjësisë dhe Negociata për Zgjerim Johannes Hahn, transmeton koha.net.

Siç raporton agjencia kroate e lajmeve, Hina, e cila thekson se e ka pasur në dorë Projektin e Strategjisë, Serbia e Mali i Zi në rastin më të mirë do të mund të bëhen anëtare të Bashkimit Evropian më 2025, ndërsa për realizimin e këtij qëllimi vendimtar do të jetë vitit 2019, kur pritet që të dy këto vende të përmbushin masat kalimtare.

Më 2019 nga të dy këto vende pritet përmbushja e masave kalimtare të kapitujve të judikaturës dhe të punëve të brendshme, ndërsa në rastin e Serbisë edhe normalizimi i plotë i marrëdhënieve me Kosovën, transmeton Koha.net raportimet.