Serbia nuk po i njeh patentë shoferët e Kosovës, gjoba deri në 1 mijë euro

Serbia po u nxjerrë telashe qytetarëve që kanë patentë të shoferit të nxjerrë në Kosovë.

Nënshtetësia e Serbisë nuk u bëri punë pasi patentë shoferët kosovarë nuk u pranohen andej kufirit.

Për më tepër, iu shqiptohen gjoba mbi 1000 euro.

Xhelal Salihu i cili problemin e patentës nuk e pati në asnjë shtet tjetër u gjobit të shtunën mbrëma.

“Gjoba më tha se është mbi 1 mijë euro se kam hy me leje të Kosovës”, tregoi ai për Klan Kosovën.

E policia serbe nuk u mjaftua vetëm me këtë.

Problemet e tilla nuk janë të reja veçse pala serbe i shkakton kohë pas kohe.

Njëjt i kishte ndodhur edhe Gëzim Shaqirit në muajin shkurt.

‘Tu u kthy nga Presheva më kanë ndalë edhe më kanë dënu për është rast me arsyen se nuk vlen leja e Kosovës”, tregon ai.

Por për dikë nuk vlejnë rregullat nëse ka lidhje.

Megjithatë këto ndalesa del të jenë të momentit pasi për dikë ende nuk ka pasur telashe.

“Nuk më ka ndodhur të takohem me policë”, thotë një qytetar.

Por pvarësisht këtyre problemeve që i shkakton Serbia, drejtuesit e institucioneve kosovare nuk kanë njohuri për to.

Edhe zëvendësministri i Punëve të Brendshme Isa Xhemajli edhe zëdhënësi i policisë Baki Kelani thonë se nuk kanë dëgjuar më herët për ndalesa të tilla.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme