“Serbia pret bashkëpunimin Trump – Putin për ta ndërprerë dialogun me Kosovën”

Kryetari i Partisë Popullore serbe (SNP) Nenad Popoviq mendon se Beogradi nduk duhet t’i ndërpresë negociatat me Prishtinën derisa të mos vendoset bashkëpunimi i administratës së re amerikane të Donald Trumpit me administratën ruse të Vladimir Putin duke vlerësuar se Trump do ta ridefinojë politikën ndaj Kosovës, transmeton Koha.net.

Ai mendon se me takimin djeshëm të përfaqësuesve të Beogradit dhe të Prishtinës në Bruksel, i është bërë shërbim Hashim Thaçit, pasi, sipas tij, i është dhënë “legjitimitet në momentin kur ai politikisht ishte i vdekur pas disfatës së mbrojtëses së tij Hillary Clinton në zgjedhjet presidenciale”.

Sipas fjalëve të tij, që përcjell “Veçernje novosti’, Serbia tani ka shansin që ta rikthejë në favor të vetin politikën ndaj çështjes së Kosovës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme