Serwer: S’ka ndryshim të politikës amerikane

Ish diplomati amerikan dhe analisti i njohur, Daniel Serwer duke analizuar deklaratat e ambasadorit amerikan në Kosovë, Greg Delawie, i cili është pyetur rreth bisedave të mundshme në Bruksel për ndarjen e Kosovës ka thënë si është dashur të ta thotë qartë se SHBA-të mbështesin sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës.
“Por Gregu (Delawie) qartësisht në këtë intervistë ka dashur të mbes jashtë substancës. Ai nuk e ka diskutuar ndarjen fare. Qëllimi i tij parësor ka qenë që të inkurajojë një pjesëmarrje më të gjerë të forcave politike në proces. Ai e ka thënë pa ekuivoke se nuk ka ndryshim në politikën amerikane. Të thuhet se ka ndryshim ashtu siç e thonë disa në Beograd, është e gabueshme”, ka thënë Serwer.

Lini Një Koment