Sevapi më i madh i policëve është kur gjatë orarit të punës shpëtojnë jetë!

Xhevdet Pozhari

I dëgjova intevistat e para të drejtorit të ri të Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, i cili në thelb kërkonte kushte më dinjitoze për policët e Kosovës, ndërsa premtoi që do të angazhohej për diciplinë dhe ngritje të kritereve profesionale në këtë institucion.

Për dallim nga ish drejtori Shpend Maxhuni, drejtori i tanishëm duket, tani për tani, shumë më transparent.

Por, siç e kemi zakon, më shumë sesa për përmbajtjen, jetojmë në shoqëri që është e prirë për sensacione dhe jo rastësisht bëri bujë deklarimi i tij për mos shkuarjen e policëve në xhamia apo në kisha gjatë orarit të punës. Ai, gjithashtu, deklaroi se policët duhet të hanë në hapësira të brendshme, pra ua ndaloi “qerasjet” dhe sorollatjet nëpër kafene. Tërë këtë e justifikoi me efikasitetin që duhet ta tregojë Policia e Kosovës në vendin e punës, gjatë orarit – me një fjalë që të reagojnë menjëherë në kohë. E, që nënkupton që duhet ta lësh edhe bukën në mes, por edhe namazin nëse p.sh një grua thërret në telefon dhe kërkon mbrojtjen nga burri dhunues apo edhe të parandalohet një krim i ndonjë natyre tjetër!

Dhe, siç e dimë, në përgjithësi shumë më i lartë është numri i atyre që bredhin nga kafja në kafe në raport me ata që përmbushin ritet fetare.

Pastaj, ritet fetare nuk është e domosdoshme të praktikohen në xhami, veçanërisht në rastet e profesioneve të ndjeshme. Do të ishte e njëjta sikur një mjek ta shtyj kohën e operacionit për gjendjen urgjente të një pacienti derisa të shkojë e të kthehet nga xhamia. Ato mund të praktikohen edhe brenda hapësirave ku punojnë këta profesionistë në përputhje me situatat dhe mundësitë.

Por, me këto deklarime drejtori i ri i policisë me gjasë ua ka futur frikën krejt atyre që u konvenon një lloj anarkie, e sidomos të atillëve që shesin kapadaillëk falë privilegjeve që ua jep uniforma.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme