Shala: Ndryshimi vjen me Xhemajlajn

Deputeti i Nismës për Kosovën, Haxhi Shala thotë se qytetarët e Drenasit janë ngopur nga modeli i PDK-së, e cila po qeverisë që 16 vite në këtë komunë.

Ai në një shkrim në ‘Facebook’, ka numëruar disa probleme me të cilat ballafaqohen qytetarët e kësaj komune.

Kandidai i Nismës, Isa Xhemajlaj, sipas tij do të fitoj në balotazh pasi qytetarët e komunës, sipas tij e duan ndryshimin. PDK, sipas tij, nuk do të arrijë as me frike, shantazhe të ndalë vullnetin e qytetarëve për ndryshime.

Postimi i plotë i Shalës:

TË NDERUAR QYTETARË TË DRENASIT

Qytetarët e Drenasit janë  ngop me modeli e juaj qeverisës që 16 vite mashtrim gënjeshtra e keqtrajtim të qytetarëve 80% pa kanalizim. 70% pa ujë lagje e fshatra në baltë me numrin më të madh të papunëve komuna me e varfër, ky është modeli juaj që keni qeveris që 16 vite e qe po doni me vazhdu ende. Po kësaj  herë nuk do të mund ti mashtroni qytetaret e Drenasit ata nuk mundeni mi gënjyer në vazhdimësi  as me ketë  fushat e propagandë primitive krahinore e raciste . Shkoni rezonë murin e Mitrovicës e mos ndërtoni mure tjera mes shqiptarëve të asaj Komune me ketë komunë asaj krahine me ketë krahinë boll e keni nda Kosovën .Isa Xhemajli do të fito se qytetaret e Drenasit pe e dëshirojë  ndryshime kësaj radhe  as me para as me premtime as me frike e shantazhe nuk mundeni me ndal vullnetin për ndryshim.

Me respekt: Haxhi Shala!