Shaqiri i lumtur me golin, tregon se çfarë u tha Klopp lojtarëve pas pjesës së parë

Xherdan Shaqiri shënoi gol për Liverpoolin në fitoren 3-1 ndaj Burnleyt


Liverpooli arriti një fitore shumë të rëndësishme në udhëtim te Burnley dhe vazhdon luftën me Manchester Cityn për kreun e tabelës në Premier Ligë.

Shaqiri pas fitores ndaj Burnleyt ka thënë se Liverpooli duhet të tregohet më i guximshëm në ndeshje të tilla.

“Ne duhet të jemi më të guximshëm në ndeshje të tilla,”ka thënë 27 vjecari nga Zhegra.

“Ne e dimë se do ta kemi posedimin e topit, por gjithashtu ne duhet të mbrohemi mirë. Ne qëndruam të qetë, menagjuam lojën dhe e merituam fitoren. Ishte shumë e rëndësishme që t’i merrnim tre pikë këtu pasi e dimë se nuk është aq e thjeshtë, kështu që në fund ne jemi të lumtur.

Shaqiri gjithashtu zbuloi se cfarë u tha Klopp futbollsitëve pas pjesës së parë.

“Ai[Klopp] na thq që të jemi më shumë në lojë, të jemi më të gjallë dhe të fitojmë më shumë topa pasi ne më shumë po luanim në mbrojtje se sa në fazën e sulmit.

“Ne nuk ishim shumë të mirë në pjesën e parë, por në të dytën e menagjuam lojën më mirë dhe shënuam tre gola.

Ndryshe, Shaqiri deri tani ka shënuar 3 gola dhe 2 asiste në 6 ndeshjet e tij si startues për Liverpoolin.

Lini Një Koment