Shaqiri zbulon të ardhmen gjatë festës së titullit

Premierliga, ky është objektivi i Shaqirit dhe Liverpoolit sezonin e ardhshëm.

Xherdan Shaqiri e ka fituar për herë të dytë në karrierë trofeun e Champions League, pasi Liverpooli e mundi 2-0 në finale Tottenhamin.

Për këtë triumf, u bë festë e çmendur në qytetin e Liverpoolit, raporton Gazeta Express.

Me qindra mijëra tifozë vërshuan rrugët e qytetit për paradën e heronjve, që ishin vendosur në autobus të hapur, nga ku shijuan atmosferën e jashtëzakonshme të krijuar nga fansat, që raportohet zyrtarisht nga zyrtarët e qytetit se ishin mbi 700 mijë.

Liverpool FC@LFC

❤️

CHAMPIONS OF EUROPE #SixTimes44K8:22 PM – Jun 2, 201911.4K people are talking about thisTwitter Ads info and privacy

Gjatë festës, pothuajse gjithë futbollistët folën kohë pas kohe në autobusin ku ishin vendosur për të festuar dhe radha ishte edhe për Xherdan Shaqirin.

Ai konfirmoi se do të qëndrojë në Liverpool, kur tha se dëshiron ta fitojë Premierligën me skuadrën e Jurgen Klopp.

“Është kjo për çfarë keni ardhur në Liverpool? Po”, tha anësori shqiptar.

“Ky klub duhet të fitojë trofe, dhe është bukur të fillosh me këtë apo jo. Vitin tjetër do të tentojmë sërish dhe gjithashtu do të tentojmë edhe Premierligën”.

“Ëndrra ime është ta fitoj Premierligën me këtë klub”. 

Lini Një Koment