SHBA i përgjigjet Rusisë, i dërgon anije ushtarake në Detin e Zi

Shtetet e Bashkuara të Amerikës filluan të përgatiten të dërgojnë një anije ushtarake në Detin e Zi dhe i kërkuan Departamentit të Shtetit të njoftojë Turqinë për këtë, thanë zyrtarë amerikanë për CNN.

Kjo lëvizje, sipas këtyre zyrtarëve, paraqet përgjigje ndaj konfiskimit rus të anijeve ukrainase në kalimin e Kerçk që lidh Detin e Zi dhe Detin Azov.

SHBA është e detyruar të informojë Turqinë për kalimin e anijes ushtarake përmes ngushticës sipas Konventës Montreux të vitit 1936, e cila rregullon kalimin e anijeve luftarake nëpërmjet Bosforit dhe Dardaneleve, të cilat lidhin Mesdheun dhe Detin e Zi.

Sipas kushteve të marrëveshjes, vendet që nuk kanë një bregdet në Detin e Zi duhet ta njoftojnë Turqinë të paktën 15 ditë përpara tranzitit përmes detit.

Një zëdhënës në Departamentin e Shtetit tha se SHBA po kryenin aktivitete në përputhje me Konventën e Montreux.

“Ne nuk do të komentojmë mbi natyrën e korrespondencës tonë diplomatike me qeverinë turke. Flota jonë e gjashtë amerikane është gjithmonë e gatshme të përgjigjet kur është e nevojshme”, tha komandanti Kyle Raines, një zëdhënës i flotës, i cili mbikëqyr operacionet detare në rajon.

“Ne kemi të drejtë të veprojmë lirisht dhe në përputhje me ligjet dhe normat ndërkombëtare”, shtoi ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme