SHBA mirëpret lidhjet Turqi – Rusi nëse vërtetë duan ta luftojnë IS-in

Nëse bashkëpunimi në mes të Turqisë dhe Rusisë vërtetë e ka për qëllim luftën kundër militantëve të Shtetit Islamik, atëherë Shtetet e Bashkuara të Amerikës do e mirëprisnin bashkëpunimin në mes të Ankarasë dhe Moskës. Ky është qëndrimi i fundit i Departamentit amerikan të Shtetit rreth përmirësimit të marrëdhënieve në mes të Turqisë dhe Rusisë, e cila u bë përmes vizitës që presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan e bëri në Shën Petërsburg të Rusisë.

Atje, Erdogan u takua me homologun rus, Vladimir Putin, ndërsa të dy u zotuan se do të rrisin bashkëpunimin rreth luftës në Siri.”Ne kemi të qenë të qartë që nëse Rusia vërtetë është e interesuar të luftojë ISIL (Shteti Islamik), të luftojë kërcënimet terroriste që realisht përfshijnë tërë komunitetin global, ne do e mirëprisnin këtë. E dini, ne kemi pasur dyshimet tona në të kaluarën, por të shohim se ku do të çojë ky bashkëpunim”, ka thënë mbrëmë zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Elizabeth Trudeau.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme