SHBA pritet që t’i fuqizojë maksimalisht ushtarët e saj deri më 2050-ën

Ushtria amerikane beson se një gamë e teknologjive mund të jenë të disponueshme deri në vitin 2050, që do ta shndërronin në mënyrë efektive ushtarin mesatar në një super ushtar të rritur në mënyrë kibernetike.

Një studim i fundit i Departamentit amerikan të Mbrojtjes parashikoi shikim dhe dëgjim të përmirësuar, kontroll të muskulaturës dhe sa i përket telepatisë do të bëhej e mundur një e tillë brenda 30 viteve, duke pasur parasysh ritmin e tanishëm të zhvillimit teknologjik, transmeton Telegrafi.

Aktualisht ushtarët amerikanë përdorin syze të mëdha, relativisht të rënda, për të parë natën. Një mundësi tjetër është zhvillimi i lenteve me të njëjtën funksion, ndoshta edhe me një zmadhim dixhital që përdor realitetin e shtuar për të projektuar të dhëna kritike të armiqve dhe pozicionit të tyre në fushëbetejë.

Restaurimi dhe kontrolli i programuar i muskujve përmes një trupi optogenetik. Një kostum restaurues mund të rinovojë muskujt e lodhur, duke freskuar më shpejtë ushtarët e lodhur fizikisht.

Telepatia midis ushtarëve njerëzorë do të ishte revolucionar, siç shkruan gazeta The Mad Scientist Blog, duke lejuar ushtarët që menjëherë të ndajnë informacionin në të gjithë fushën e betejës, pa përdorimin e pajisjeve të komunikimit.

Fizibiliteti teknologjik mund të mos jetë problemi i vetëm që përcakton kur dhe si ushtarët marrin pajisje të tilla. Super shikimi, super muskujt, super dëgjimi dhe telepatia mund të kenë implikime të thella në shoqërinë e gjerë, implikime që mund të ngadalësojnë ose shpejtojnë adoptimin e ushtrisë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme