Shefi i “Alfave” me veturë zyrtare për vikend në Ohër

Komandanti i njësitit policor “Alfa”, Primisllav Dimovski, vikendin e kaluar me veturë zyrtare “Shkoda” ka qëndruar në Ohër, ku është dashur të marrë pjesë në dasmë të vajzës së një shokut në një restorant në liqen, njofton Portalb.mk.

Deri te redaksia e gazetës “Nezavisen vesnik” kanë arritur fotografi në të cilën shihet vetura kontestuese, ku është incizuar në Ohër.

Nga gazeta e kanë kontaktuar Dimovskin, por ai ka thënë që nuk guxon të flet për gazetarët pa marrë leje nga eprorët e tij. Të afërmit e tij kanë konfirmuar se ai me të vërtetë ka qenë në Ohër, por demantojnë se ka qenë në vizitë private.

Portalb.mk, pyetur në MPB nëse janë të thënat e gazetës, megjithatë deri më tani nuk kemi përgjigje.

Ndryshe, kë ditë pritet të shkarkohet drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Llazo Vellkovski, pas skandalit ku vetura zyrtare e MPB-së është parë në Greqi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme