Shefi i CIA-s, Michael Morell:Ja e vërteta për luftën në Siri

E premte, 12 Gusht 2016 15:57

Në një intervistë për televizionin amerikan, ish zëvendës shefi i CIA-s, Michael Morell ka deklaruar: “Kur ishim në Irak, iranianët furnizonin me armë militantët shiitë, për të goditur ushtarë amerikanë. Irani duhet ta paguajë llogarinë në Siri. Edhe rusët”

Televizioni CBS ka transmetuar një filmim prej 53 sekondash që shpjegon në mënyrë të përsosur atë që po ndodh në Siri, prej pesë vitesh. Një hakmarrje nga ana e SHBA, për atë që iranianët – dhe si pasojë edhe aleatët e tyre – kanë bërë në Irak.

Në një intervistë për televizionin amerikan, ish zëvendës shefi i CIA-s, Michael Morell ka deklaruar: “Kur ishim në Irak, iranianët furnizonin me armë militantët shiitë, për të goditur ushtarë amerikanë. Irani duhet ta paguajë llogarinë në Siri. Edhe rusët”.

I habitur, intervistuesi e ka pyetur: “Do i bëjmë të paguajnë rusët dhe iranianët duke i vrarë?”

“Po, në fshehtësi”, ka konfirmuar ish zëvendës kreu i CIA-s, që më tej ka vazhduar duke pohuar se “Shtetet e Bashkuara duhet t’i shkaktojnë frikë presidentit sirian Bashar al Assad, duke vrarë rojat e tij, e duke hedhur në erë zyrën e tij në mes të natës”.

Një hakmarrje totale, nëse dëgjon fjalët e ish shefit të CIA-s. Kjo shpjegon edhe pse SHBA kanë shpenzuar kaq shumë para dhe armë për të stërvitur rebelët në Siri. Qëllimi nuk ishte aq shumë “eksportimi i demokracisë”, apo për ta bërë sa më të jetueshëm një vend në Lindjen e Mesme, se sa për të eleminuar një vend që ishte thelbësor për Iranin.

Por Irani zbriti në vijën e parë në favor të aleatit sirian, duke vendosur fytyrën, por edhe forcat speciale Pashdaran: Brigada Al Quds, udhëhequr nga gjenerali Qasem Soleimani. I cili rezultoi më i aftë nga sa ishte imagjinuar, aq sa shpesh herë edhe perëndimorëve iu është dashur ta mbështesin nga pas, në përparimin e tij kundër flamujve të zinj të Shtetit Islamik.

/Il giornale; përkthimi: bota.al

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme