Shefi i NATO’së tha se Ushtria e Kosovës nuk mund të futet në veri, SHBA’të thotë se keni përkrahjen e plotë

Derisa sekretari i përgjithshëm i NATO’s, Jens Stoltenberg, ka thënë sot se ushtria e Kosovës nuk mund të futet në veri pa lejen e KFOR’it, ambasadorja e SHBA’së në NATO, Kay Bailey Hutchison ka dalur kundër tij duke thënë së NATO do ta përkrahë ushtrinë e Kosovës.


Stoltenberg ka thënë që disa aleatë të NATO’s janë të zhgënjyer me vendimin e taksës dhe ka  thënë se forcat e sigurisë së Kosovës nuk mund të futen pa lejen e KFOR’it në Mitrovicën e veriut.

“Disa aleatë në NATO janë të zhgënjyer me vendimin e taksës. Ne gjithashtu kërkojmë respektimin e Marrëveshjes së Brukselit, dhe është e qartë se forcat e sigurisë vendore nuk mund të hyjnë në veri pa lejen e komandantit të KFOR-it”, ka thënë Stoltenberg.

Ndërsa ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në NATO, Kay Bailey Hutchison, e ka treguar edhe një herë përkrahjen e NATO’s ndaj Ushtrisë së Kosovës.

Hutchison është deklaruar se NATO’ja do të punojë me qeverinë e Kosovës për t’u kujdesur që do të krijohet një forcë mbrojtëse shumë-etnike, ku janë të përfshira të gjitha minoritetet..

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme