‘Shengeni ballkanik’: Por Ramës nuk i pengon mungesa e Kosovën në të!

Siç njoftojnë nga Zyra për Media e presidentit të Serbisë, në Novi Sad është realizuar takimi tripalësh mes Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiçit dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe atij të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Ky takim ka të bëjë me angazhimin e mëhershëm të Vuçiçit, i cili ka propozuar një bashkëpunim të përbashkët mes këtyre vendeve, ngjashëm sikurse Grupi i Vishegradit, i cili përbëhet nga Hungaria, Polonia, Çekia dhe Sllovakia.

Sipas zyrtarëve serb, ky bllok do të synonte krijimin e një tregu të përbashkët dhe një destinacioni të vetëm investimesh.

Në ndërkohë zyrtarët e Maqedonisë së Veriut kanë pohuar se çdo hap të tyre do e diskutojnë me partnerët evropianë dhe amerikanë.

Vetëm Tirana zyratare nuk ka shpjejguar rolin e saj në këtë treshe nga pak të çuditshme. Pra vetëm Rama nuk ka treguar as pse atij nuk i pengon mungesa e Kosovës në këtë bllok. Njësoj siç nuk ka thënë gjë lidur me pengesat e shumta me të cilat përballet bashkombasit e tij kosovarë, kur kalojnë nëpër Serbinë, ku siç duket, ai ndjehet më mirë se në Kosovë?

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme