Sherr me thika mes rojeve private, dy të plagosur

Dy punonjës të një kompanie private të sigurisë fizike janë përleshur me njëri-tjetrin, ku nuk janë kursyer as thikat.

Zënka ka ndodhur në orët e pasdites së të dielës në një biznes në rrugën dytësore që lidh Tiranën me Vorën.

Policia thotë shtetasit me inicialet A.K., 59 vjeç dhe A.V., 50 vjeç janë konfliktuar me njëri-tjetrin pas një debati të çastit.

Debati ka degjeneruar në përleshje fizike, e për pasojë që të dy punonjësit kanë marrë plagë nga thikat e përdorura në sherr.

Ata janë shoqëruar menjëherë për në spital, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë që policia thotë se po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.