Sherr mes adoleshentëve: 17-vjeçari përfundon në spital i goditur me thikë

E premte, 04 Nentor 2016 – Sakte.net   /

Një 17-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë pasi është goditur nga një bashkëmoshatar në Mallakastër pas një sherri të nisur për motive të dobëta.

Policia njofton se ka vënë në pranga shtetasin M.B, 17 vjeç, banues në Mallakastër. Sipas policisë, arrestimi i shtetasit të mësipërm u bë për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë”, pasi më datën 03.11.2016, në Mallakastër, ka tentuar të vrasë me thikë duke e goditur disa herë shtetasin Rr.A, 17 vjeç, pas një grindje që kanë pasur për motive të dobëta.

I plagosuri ndodhet në Spitalin Rajonal Fier jashtë rrezikut për jetën, shkruan Top Channel, transmeton Sakte.net.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme