Shifër alarmante: Mbi 300 të vdekur në komunikacion për dy vite

Mbi 300 persona kanë humbur jetën në aksidente rrugore, për dy vite.


Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë dy viteve të fundit, në Kosovë kanë ndodhur 300 vdekje në aksidente rrugore.

Sipas IKSHP, nga 1 janari i vitit 2017, në aksidente rrugore kanë humbur jetën mbi 300 persona, prej tyre 137 kanë vdekur më 2017, 129 më 2018.

“Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHP) shpreh shqetësimin e thellë lidhur me numrin e lartë të aksidenteve të trafikut me fatalitet ku vetëm gjatë pesë muajve të parë të këtij viti kanë humbur jetën mbi 30 persona”, thuhet në njoftimin e IKSHP-së.

Ky institut njofton se shkaktari kryesor i aksidenteve është faktori njeri pasiqë nuk janë duke u respektuar rregullat e traikut si dhe faktori rrugë dhe automjet pasi në shumë vende mungojnë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme