Shikimet vrastare

SHBA-të dhe Rusia nuk kanë rënë dakord për dhënien fund të luftës në Siri, ndërsa foto e një shtrëngimi duarsh mes dy presidentëve, Baracak Obama e Vladimir Putin, po bën xhiron e botës.

Jo shumë për faktin që janë takuar, po për shkak të asaj që mediat e huaja e kanë quajtur “shikime vrastare”. Obama dhe Putin shohin njëri-tjetrin në sy, por një shikim aspak miqësor.

Takimi i cili u mbajt në një sallë konferencash në samitin ku po mbahet G20 zgjati më shumë se sa ishte planifikuar.

Marrëveshja SHBA-Rusi do t’i jepte fund luftës në Siri, por nuk firmoset dot sepse ekzistojnë hendeqe të mëdha besimi mes dy qeverive. Këtë e ka pranuar vetë Presidenti amerikan Obama.

Sipas mediave ndërkombëtare, dallimet ishin aq të mëdha saqë Obama dhe Putin nuk mund të negocionin vetë.