Shikimi i gjatë i televizorit mund të krijojë mpiksje të gjakut

Hulumtimi i publikuar në revistën “Thrombosis and Thrombolysis” zbulon se rreziku nga krijimi i mpiksjeve të gjakut rritet ndjeshëm tek personat që kalojnë më shumë kohë para ekranit televiziv.

Shikimi i televizorit, apo shikimi i serive një episod pas tjetrit, mund të jetë i rrezikshëm për shëndetin, prandaj studiuesit sugjerojnë se është koha ta gjeni një hobi tjetër.

Tromboembolizmi venoz, VTE, apo mpiksja e gjakut, e cila shpesh shfaqet në venat e këmbës, shoqërohet me orë të gjata të qëndrimit ulur, transmeton Koha.net. Me kalimin e kohës, ky çrregullim mund të udhëtojë dhe të ndikojë në qarkullimin në mushkëri. Ai mund të jetë madje edhe vdekjeprurës.

Hulumtimet në Universitetin e Minnesotës kanë përfshirë një numër të madh të njerëzve gjatë një periudhe 24-vjeçare, ndërsa bëhet fjalë për studimin e parë, i cili lidhet me shikimin afatgjatë të programit televiziv dhe shfaqjen e tromboembolizmit venoz në mesin e popullatës në perëndim.

Dr. Yasuhiko Kubota, udhëheqësi i studimit shpjegon se efekti i dëmshëm i shikimit afatgjatë në ekran mbetet i pandryshuar edhe nëse personi përndryshe lëviz shumë.

“Rezultatet sugjerojnë se njerëzit me aktivitet të rregullt fizik nuk duhet ta injorojnë dëmin e mundshëm të shkaktuar nga qëndrimi i ulur për shumë kohë”, thotë Kubota.

Shmangia e qëndrimit afatgjatë në pozitë të ulur, rritja e aktivitetit fizik dhe kontrollimi i peshës së trupit janë të rëndësishme në parandalimin e mpiksjes së gjakut.

Është interesante gjithashtu se hulumtimi ka treguar se tromboza është më e zakonshme në vendet perëndimore sesa në botën aziatike.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme