Shitësit e lirisë së Kosovës

Xhevdet Pozhari

Sot, pas 19 viteve, ish luftëtarët e dikurshëm – politikanë të tanishëm, diskutojnë për meritat e luftës dhe akuzohen për fonde.

Akuza për keqpërdorime të ndryshme të buxhetit dëgjuam edhe gjatë këtyre dy dekadave të pasluftës, nga të njëjtit të cilët uniformën e luftëtarit e zëvendësuan me kollaren e politikanëve.

Një votues 18 vjeçar, nuk do ta pranonte kurrë se ju keni qenë heronjë e dikurshëm. Në sytë e brezave që vijnë dhe në kujtesën e neve që ishim dëshmitar të asaj kohe, do ngeleni vetëm njerëz që zhvlerësuat të kaluarën dhe e shpërdoruat të ardhmen e vendit.

Ju më nuk jeni çlirimtarë, jeni pengmarrës të fatit të popullit.

Dhe, fatkeqësisht, nga dita në ditë ju vetëm e dëshmoni se i përkisni llojit të politikanëve për të cilët thuhet se duan t’ia takojë edhe lavdia, edhe hajnia! Por, duke e lënë të vulosur edhe njollën që do ta trashëgojmë për një kohë të gjatë – shkatërrimin e çdo kriteri dhe standardi me të cilin një popull ekuilibron të ardhmen dhe vlerëson të kaluarën.

Politikanë të tillë, Kosovës jo vetëm që ia humbin drejtpeshimin në rrugëtimin e mëtutjeshëm, por për ta shpëtuar lëkurën e tyre janë në gjendje jo vetëm të shkelin mbi ideale, por edhe të zhbëjnë ëndrrat e brezave që do të vijnë./Sakte.net

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme