Shkaku i postit të kryemistrit, ndahen rrugët VV-LDK

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje si duket nuk po gjejnë kompromis sa i përket një koalicioni të mundshëm.

Të dyja partitë kanë si kusht themelor postin e kryeministrit.

Sekretari i përgjithshëm i LDK-së Ismet Beqiri ka deklaruar gjatë ditës së sotme se LDK do të garojë për të fituar zgjedhjet dhe me kryeministër nga radhët e tyre.

Por e shpejtë ka qenë përgjigja nga subjekti politik Lëvizja Vetëvendosje.

Deputeti i kësaj partie Ismajl Kurteshi në një prononcim për Gazeta Blic ka theksuar se kushti i vetëm i tyre për koalicion me LDK-në është që Albin Kurti të jetë kryeministër.

“Ne e respektojmë vullnetin e secilit subjekt politik dhe koalicionet bëhen për shkak të interesave politike të subjekteve të caktuara si dhe të qytetarëve .E konsiderojmë të dobishme për qytetarët dhe një mundësi për të ardhur në pushtet Vetëvendosja një koalicion me LDK -në. Nëse ata mendojnë ndryshe është e drejtë e tyre të mendojnë por ne jemi të gatshëm të shkojmë në koalicion me LDK nëse ata pranojmë një kryeministër që sjell ndryshime dhe i vetmi në Kosovë është Albin Kurti. Ky është kushti jonë, kryeministri nga Vetëvendosja ka thënë Kurteshi për Gazetën Blic.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme