Shkatërrohet banda e kokainës në Itali, 6 shqiptarë në pranga

Një bandë që merrej me trafikun e drogës, kryesisht të kokainës në Gallipoli është shkatërruar nga policia italiane në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Mediat italiane kanë bërë të ditur se se policia e Leçes ka ekzekutuar urdhër-arrestet për 11 persona, duke vënë në pranga 6 shqiptarë dhe 5 shtetas italianë, transmeton GSH.

Sipas hetimeve ata akuzohen për krijimin e një organizate të trafikimit të drogave të forta dhe mbulonin kryesisht zonën e Gallipolit.

Policia nuk ka bërë ende të ditur emrat e të arrestuarve, por thekson se mes tyre në pranga është vënë edhe një anëtar i mafias Sacra Corona Unita.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme