Shkatërrohet grupi i trafikut të drogës në Ballkan, 148 të arrestuar, mes tyre dhe shqiptarë

Një aksion i madh antidrogë është finalizuar së fundmi në Ballkan, ku janë vënë në pranga 148 persona, mes tyre edhe shqiptarë.

Mësohet se operacioni është zhvilluar në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal i Zi, nga data 5 deri në 9 shtator.

Europol raporton se në operacion janë përfshirë 8300 agjentë policie nga vendet e Ballkanit dhe të BE. Zyra e koordinimit të aksionit ka qenë Hagë.

Sipas të dhënave të para bëhet ditur se gjatë operacionit janë sekuestruar 286 kg drogë dhe 159 armë zjarri.

Lini Një Koment