Shkencëtarët besojnë që riprodhimi pa vezë është i mundur

Disa shkencëtarë kanë deklaruar qe një ditë do të jetë e mundur të bëhen bebe pa përdorimin e vezëve.

Ata kanë arritur që të krijojnë një bebe të shëndetshme me minjtë duke fekonduar spermën pa vezë.

Sipas këtyre të gjeturave të publikuara në Nature Communications, në të ardhmen e largët femrat mund të mos jenë të nevojshme në procesin e riprodhimit.

Eksperimenti i lartpërmendur është zhvilluar në minj, transmeton Klan Kosova.

Shkencëtaret kanë marrë një vezë të pa fekonduar dhe duke përdorë elemente kimike kanë shndërruar atë në embrion të rremë (vetëm duket si embrion mirëpo nuk është i tillë).

Këto embrione false kanë shumë të përbashkëta me qelizat normale, siç janë qelizat e lëkurës, veçanërisht në mënyrë se si ndajnë dhe kontrollojnë AND-në e tyre.

Studiuesit pastaj kanë injektuar spermën në këto embrione, dhe mundësitë për të bërë një bebe të shëndetshme ishin 1 në 4.

Sipas tyre ende ka nevoje që të studiohen saktë mekanizmat se si mund te fertilizohet sperma me qelizë normale, ngaqë deri më tani nuk dihet shumë se çka ndodh me spermën saktësisht pasi të futet në vezë, mirëpo në të ardhmen e largët mund të kemi bebe të shëndetshme përmes spermës dhe qelizave normale.