Shkencëtarët krijojnë testin që zbulon kancerin para simptomave

Një test i thjeshtë i gjakut që zbulon kancerin para se të fillojnë simptomat, është cilësuar si një arritje e madhe shkencore që mund të shpëtojë mijëra jetë.

I krahasuar nga shkencëtarët me detektorin e tymit, testi funksionon duke detektuar ndryshimet në qelizat e kuqe të gjakut që ndodhin kur kanceri është i pranishëm, e jo kur kanceri ndodh.

I kushtueshëm sa një test i thjeshtë i gjakut, shpresohet që një ditë të përdoret për të monitoruar njerëzit që kanë rrezik të lartë për kancer.

Zbulimi i hershëm shton shanset për kurim në shumicën e rasteve të kancerit me trajtime efektive para se kanceri të shpërndahet në trup.

Shkencëtarët besojnë se zbulimi, i cili është prezantuar sot në “British Science Festival” në Swansea, mund të shpëtojë mijëra jetë gjatë një viti.

Testi është krijuar pas hulumtimeve në Swansea University Medical School. Hulumtuesit kanë studiuar 300 njerëz të shëndetshëm me shenja të para kancerit dhe ata që kanë vuajtur nga kanceri në ezofag.

Testi, i cili zgjat pak orë duke përdorur pajisje të një laboratori standard, detekton mutacionet në proteinat e sipërfaqes së qelizave të kuqe të gjakut.