Shkëndija eliminohet prej Ligës së Evropës

Shkëndija është eliminuar prej Ligës së Evropës.

Skuadra tetovare ka pësuar humbje në stadiumin ‘Adem Jashari’ të Shkupit kundër Gentit me rezultat 4-0, ku të pranishëm ishin rreth 30 mijë tifozë shqiptarë.

Megjithëse në pjesën e parë ekipi vendas dominoi, nuk arriti të gjejë rrugën e golit dhe kështu, pjesa e parë përfundoi pa gola, 0-0.