Shkon në 8 numri i bandës së grabitësve në Rinas, në kërkim edhe dy vëllezërit tropojanë

Banda e grabitësve të 3.2 milionë dollarëve në Qafë-Kashar nuk ka qenë e përbërë prej 6, por prej 8 personash

Lajmi konfirmohet nga gazetari Artan Hoxha, i cili i referohet burimeve zyrtare të Policisë së Tiranës.

Siç raporton gazetari Hoxha përveç Admir (Jetmir) Çerpja dhe Admir Nikaj (Murataj), Policia e Tiranës ka shpallur sëfundmi në kërkim edhe dy vëllezër nga Tropoja, identiteti i të cilëve ende nuk bëhet i ditur.

Gazetari raporton se dy tropojanët janë pikërisht nipat e Admir Murataj (djemtë e motrës).

Mësohet se janë pikërisht ata që furnizonin bandën me makina të vjedhur në Kosovë, të cilat pas modifikimeve i viheshin në dispozicion grupit për të kryer grabitjet e bankave.

Kësisoj numri i personave të shpallur në kërkim nga Policia për grabitjen e 3.2 milionë dollarëve në Qafë-Kashar, shkon nga 2 në 4.

Mësohet se tashmë operacioni “Patriot” i policisë është përqëndruar kryesisht në Dibër dhe Tropojë ku mendohet se fshihet pikërsisht “truri” i bandës, Admir (Jetmir) Çerpja dhe Admir Murataj si edhe dy vëllezërit nga Tropoja./BalkanWeb/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme